OPINION

Gjilani, aspekte Kulturo- historike

Gjilani, aspekte Kulturo- historike

-Në vija te trasha-

  Shkruan: Reshat Ramadani, historian

 

 

 

 – Ura e Maskatarit– Simbol i Gjilanit disa shekuj. Për të, u shkruan vepra, u thurën këngë e Oda, për të shkroi edhe shkrimtari i nderuar gjilanas (tani jeton në Prishtinë)- Musa Ramadani. Sot u fshi nga faqja e dheut, u mbulua në tërësi, edhe pse puna e bërë mbuluan lumin Mirusha me plot arsye, por për urën është dashtë të vihet një shenjë e saj, përndryshe ky veprim është gjest antihistorik.

 

 

 

 

 

– Sahat Kulla– e ndërtuar në kundërshtim me parimet themelore historike- vlerësim në kohë dhe hapësirë, pra e ndërtuar jo në vend ku ka qenë Sahat Kulla historike (e kohës së Gjinollëve), dhe në kohë kur nuk kryen asnjë funksion, meqë sot për orientim dhe përcjellje të kohës edhe fëmijët e moshës 7-8vjeҫare mbajnë orë në dorë etj.

 

 

 

 

 

 

Po përmendorja me vlera të mëdha artistike dhe historike e që simbolizonte rezistencën shekullore të shqiptarëve në këto troje a është dashur të hiqet prej aty dhe të zhvendoset në Parkun e Qytetit, këto janë dilema.

 

 

 

 

 

Eshtë e habitshme se se si u vu statuja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut para ndërtesës së kuvendit që nënkupton vurjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut nën hijen e përmendoreve të tjera, gjë e cila nuk është dashur të ndodhur, ngase në këtë rast nuk u respektua parimi se  kush ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu- heroi legjendar i cili rezistoi për 25 vite regjimin osman(1443-1468) në beteja të shumta e të cilin e njohu tërë Evropa e më gjerë, një gjë të tillë e dëshmojnë shumë dokumente, libra, eksponate të ndryshme sidomos të skanuara në Muzeun Memorial në Krujë, po ashtu edhe në vende të tjera gjë e cila nuk do koment.

 

 

-Disa aspekte të aktiviteteve kulturo-artistike

Mund të themi se në Komunën tonë nuk kemi ndonjë aktivitet të ngjeshur kulturo-artistik, nuk vërehet aktivitet i ndonjë shoqërie kulturo-artistike (para luftës kanë qenë mbi 20 SHKA në Gjilan e rrethinë, meqë në hollësi e njoh atë situatë, meqë isha drejtor i Qendrës për Arsim e Kulturë e cila kishte njësitë e saj: Bibliotekën, Amatorizmin etj). Teatri i qytetit që nga fillimi (2004-profesional) më shumë është në grevë se në përgatitje të ndonjë pjese teatrale. Vlen të theksohet se në vitin 1991 në rrethana jashtëzakonisht të rënda politike, teatri amator i qytetit i vuri në skenë tri pjesë teatrale shqipe. Duhet theksuar se mos aktiviteti në lëmin e kulturës si dhe të arsimit shpie ujë në jazin e armikut shekullor.

-Si është qëndrimi ndaj veteranëve të kulturës, artit, sportit etj.

Për momentin është evidente injoranca ndaj kësaj strukture, sidomos ndaj muzikantëve, instrumentistëve, këngëtarëve, folkloristëve, aktorëve teatral etj. Dikur në Gjilan kishte shumë anëtarë në të gjitha këto lëmi, por shumë nga ata nuk jetojnë më. Ka qe janë të shpërngulur sidomos në Turqi dhe në qytete të tjera të Kosovës sidomos në Prishtinë (Zymë Katali, Sabit Jakupi, Rexhep Hajrullahu etj). Në Gjilan (Makfire Osmani-Uzunaliq-aktore dhe këngëtare, Adush Ramadani- instrumentist dhe këngëtar, Hajredin Gashi- instrumentist por edhe aktor në shumë pjesë teatrale, autori i këtyre rreshtave- këngëtar, valltar, aktor në pak drama por ekskluzivisht është marrë me muzikë dhe këngë shqipe nga të gjitha trevat shqiptare(paraqitja e parë para publikut si anëtar i SHKA-DRITA me një koncert publik më 1956 në të njejtën kohë si gjimnazist aktiv edhe në SHKA të gjimnazit të Gjilanit), ka edhe anëtarë të tjerë aktiv në lëmin e kulturës por i përkasin gjeneratave të mëvonshme.

-Disa fjalë për një eveniment me vlera të mëdha kulturo-historike

Padyshim është “Flaka e Janarit”, që i kushtohet të likuiduarve nga regjimi i ish-Jugosllavisë, e siҫ janë Rexhep Mala, Kadri Zeka (autori i këtij shkrimi ka qenë profesor i historisë në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, pra ligjërues i këtyre dy të cekurve më lartë) etj. Ky manifestim gjithëpërfshirës zgjat disa ditë të muajit Janar. Pas këtij manifestimi pothuajse merr fund ҫdo aktivitet kulturor gjatë tërë vitit, së paku kështu ka ndodh gjerë më tani.

Sugjerim:

Do të ishte mirë të bëhej riaktivizimi i manifestimit të dikurshëm- “Takimet e Majit”- meqë muaji i Majit është muaji i luleve, që është edhe motivues i shumë këngëve popullore që interpretohen më kënaqësi të veçantë. Në këtë manifestim do të kishte masovizim të pjesëmarrësve, të ansambleve kulturo-artistike nga viset e ndryshme dhe kështu do të ngjallej jeta kulturo-artistike në qytet e më gjerë.

Shkurt, 2019.

You Might Also Like