Viti

A do të lidhin LDK dhe PDK koalicion në Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë ditës pritet që të lidhin koalicion për të qeverisur me Komunën e Vitisë.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar, nënkryetari i kësaj komune nga radhët e LDK-së, Hasan Aliu.

Ai tha se me PDK-në, janë në bisedime dhe se gjatë ditës pritet që të arrihet marrëveshja.

“Jemi në prag të lidhjes së marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës. Jemi duke biseduar, marrëveshja do të arrihet brenda ditës”, tha shkurt ai për FrontOnline.

Ndryshe, kryetar i Vitisë është rizgjedhur Sokol Haliti nga LDK-ja.

You Might Also Like