Viti

Kryetari Sokol Haliti, shpalosi para qytetarëve aktivitetet dhe punën e qeverisë komunale gjatë këtij viti

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e radhës me publikun, ku para qytetarëve ka shpalosur aktivitetet e qeverisjes komunale brenda një viti, disa nga veprimet që janë realizuar dhe që janë duke u realizuar në komunën e Vitisw në të gjitha fushat.
Ndër të tjera kryetari Haliti theksoi se gjatë kësaj periudhe janë kryer punë të mëdha në të mirën e qytetarëve, duke përmendur ndërtimin e objekteve shkollore,atop ë shendetësisë,ndarjen e subvencioneve për bujqit, zgjedhjen e problemeve të strehimit, renovimin e ambulancave qendrave dhe shumë të tjera, por edhe ju është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.Kryetari Haliti gjatë këtij takimi në veçanti ka folur për punën e qeverisë komunale në Viti, gjatë vitit që po lëmë pas.

Ai ndëër tëë tjerash tha se Qeveria komunale edhe këtë vit ishte e përkushtuar të ofroj një jetë sa më të mirë për qytetarët e komunës sonë, të ofroj shërbime më cilësore publike, të rris cilësinë e arsimit, të ofroj shërbime më të mira mjekësore, të ndikoj në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve tanë përmes investimeve direkte në bujqësi dhe përmes krijimit të një ambienti më të mirë për zhvillim ekonomik, të krijoj një ambient më të pastër për jetesë, përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së hapësirave të gjelbra në të gjithë territorin e komunës”, u shpreh Kryetari Haliti.
Ai shtoj se të gjitha këto punë janë bërë falë angazhimit që është bërë përmes një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarë, grupe të interesit dhe kategori të ndryshme duke falënderuar secilin për bashkëpunim. Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur edhe mbi të arriturat dhe sfidat nëpër drejtoritë dhe sektorët e ndryshme komunale dhe mbi planet për të ardhmen.
Ndërkaq pjesa e dytë e këtij takimi ka qenë e rezervuar për pyetjet e qytetarëve. Në këtë debat, është shfaqur edhe një video material me projektet e ndryshme të cilët janë realizuar gjatë këtij viti në gjithë territorin e Komunës së Vitisë dhe në sektorë të ndryshëm. Por ajo që ran ë sy ishte se numri i qytetarëve që ishin prezent në këtë debat ishte relativishtë i vogël sepse në sallë u vrejt se kryesisht ishin prezent, udheheqës komunali si drejtor apo menagjer të digastereve, punëtor të administratës ,sherbyes civil,punëtor të arsimit,të shendetësisë etj e shumë pak qytetarë të kësaj komune!!!! .
Dhe kjo po ndodhe cdo vit kështu dhe kjo po e zbehë mjaft edhe qëllimin e shpaljosjës së punës së qeverisë komunale sepse poi u shpaloset puna atyre të cilët mbase janë të njohur për to e jo atre të cilët nuk janë në rrjedha dhe të njoftuar për punën e qeverisë lokale
Aziz Zuka

You Might Also Like