Fitim Guda
Pas çdo retorike te ashper nacionaliste ne Ballkan qendron tendenca e fshehjes se krimit e korrupsionit.
D.A
Kur ne skenen politike Malazeze u paraqit Dritan Abazoviçi me qendrimet e tij kosmopolitan, shkaktoi termet ne opinionet publike te ketyre tri shteteve…..
Ne Prishtine Dritan Abazoviçi u pa ne kontekstin mjafte negativ, sa per mbaresen –iq edhe me shume per qendrimin e tij politik, i cili po vendoste nje model te ri te mendimit politik. Pas 30 viteve qeverisje te Milo Gjukanoviçit si politikan i cili realizoi Pavarsine e Malit te Zi nga ish shteti Serbi & Mali Zi dhe njekohesisht si aleat i natyrshem i shqiptarve ne Mal te Zi po vie momenti qe nje shqiptar te dilte kunder kualicionit me DPS-sin e Gjukanoviçit me arsyetimin se prapa temave te medha nacionale te Gjukanovoçit fshihet tendenca per te mohuar krimin dhe korrupcionin. Futja e Abazoviçit ne kete koalicion jo te natyrshem me partite opozitare dhe partite e bllokut serb ben buje te madhe…me keto veprime Dritani u cilesua me termat me pezhorativ ne Kosove, ndersa ne Shqiperi opinioni ishte i ndare.
U deshten me pak se nje vit qe Abazoviçi te nderroj kursin e vet politik, dhe pritet te krijoje qeverine e pakices ne Mal te Zi e perkrahur nga deputet te DPS-it te Gjukanoviçit.
Tani narracioni per Dritanin pesoi nje ndryshim te madh, filluan te thurrin lavde per suksesin e tij si Kryeministri i trete shqiptar ne Ballkan, edhe fitorja e fundit ne Ulqin lartesoi edhe me larte figuren e Dritanit ne Kosove e Shqiperi.
Shume qendrime ambivalente u krijuan per Dritanin….
Si duket Ballkani eshte i tille!