OPINION

Kryetari i Gjilanit, ambientalist i pasionuar

Laurant  Shabani
Në përpjekje për të mbrojtur mjedisin, qeverisja lokale e Gjilanit, nga Alban Hyseni, po investon në projekte për rregullimin e trajtimit të ujërave të zeza, transformimin e lagjeve urbane e periferike. Kjo përfshin modernizimin e infrastrukturës së kanalizimeve dhe ndërtimin e sistemeve të pastrimit të ujërave për të ulur ndotjen e ujërave dhe për të mbrojtur burimet natyrore, si dhe parandalimin e vërshimeve me pastrimin sistematik të shtretërve të lumenjve. Përveç kësaj, qeverisja e Hysenit, po promovon praktika të mira për gjelbërimin e çdo pjese të Komunës së Gjilanit.
Parqet janë një aspekt i rëndësishëm i mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Përveç funksionit estetik, parqet ofrojnë hapësira relaksuese dhe të shëndetshme për rekreacion, si dhe mbrojtje për faunën dhe florën vendase. Investimet në mirëmbajtjen dhe zgjerimin e parqeve, si dhe krijimin e zonave të mbrojtura natyrore, ndihmojnë në ruajtjen e biodiversitetit dhe të mjedisit të pastër.
Për të ndërtuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të pastër, është e rëndësishme të kuptojmë impaktin e veprimeve tona në mjedis. Edukimi i publikut dhe ndërgjegjësimi për praktikat ekoqytetare nga Alban Hyseni, është model për krejt Kosovën.
Rregullimi i parqeve, pedonaleve, trotuarve dhe gjelbërimit si në lagjen e ish-Kamnikut, është përmbushje e zotimeve të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit.

You Might Also Like