Gjilan

A u arrit koalicioni në Gjilan, thirret seancë urgjente

Për këtë të enjte është thirrur një seancë urgjente e Asamblesë Komunale të Gjilanit, e cila pak kohë para se të kalojë afati i paraparë me ligj ende mbetet pa kryesues. Një seancë e thirrur më parë nga këshilltari më i vjetër në Asamblenë Komunale të Gjilanit, Ismajl Kurteshi e paraparë të mbahej më 5 janar kishte dështuar. Më pas u mësua se VV dhe PDK ishin shumë afër të lidhin koalicion, por nuk ishin pajtuar për disa detaje, andaj u thirr një seancë tjetër për 7 janar.

Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe si duket bisedimet janë përshpejtuar dhe është thirr një seancë tjetër, një ditë më herët më 6 maj. Kjo le të kuptohet se koalicioni është arritur dhe se do të arrihet të zgjedhet kryesuesi, me çka do të zhbllokohej asambleja.

Në njoftimin për seancën e sotme, e cila është cilësuar urgjente, është thënë se ajo do të mbahet në sallën e kuvendit me fillim në ora 15, ku në rend pune do të jenë konstatimi i prezencës së anëtarëve të kuvendit, betimi i anëtarëve të kuvendit dhe pika kryesore zgjedhja e kryesuesit të kuvendit.

You Might Also Like