Gjilan

AAK-ja e Gjilanit e përkrah protestën e sotme të bizneseve që operojnë në rrugën hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc

Kjo rrugë është projekt i përkrahur dhe i filluar në qeverinë Haradinaj, projekt i cili është ndërprerë nga qeveria Kurti e më pas kanë premtuar se punimet do të përfundojnë në korrik të këtij viti.

Punimet janë shumë larg përfundimit.

Pronarët e bizneseve janë ata që po e pësojnë më së rëndi. Në sezonën kur ata duhet të ngjallen sado pak nga fluksi i madh i mërgimtarëve, ata duhet ta paguajnë koston e lartë si pasojë e qeverisjes së dobët dhe të papërgjegjshme.

Përveç bizneseve, katrahura e krijuar tanimë në këtë rrugë po sjell telashe të mëdha që në ditët e para të ardhjes së bashkëatdhetarëve tanë.

Bashkëatdhetarët duhet t’i kalojnë pushimet pa u përballë me të tilla telashe në komunikacion. Humbja e kohës në kolona, përveç që është irrituese për ta, është edhe imazh i keq për Gjilanin.

Qeveria Kurti fillimisht, e ajo në nivel lokal në tani, i kanë ndalur të gjitha projektet e filluara në Gjilan. E kanë ndal edhe autostradën.

I bëjmë thirrje institucioneve lokale dhe qendrore që ta përfundojnë rrugën në fjalë sa më parë në mënyrë që tu krijohen kushtet e mira për biznese dhe për qarkullimin e trafikut.

Duhet të jeni të përgjegjshëm në raport me qytetarët.   /2LONLINE/

You Might Also Like