Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur një takim madhështor me simpatizantët e saj në Gjilan. Të pranishëm në këtë takim që e organizoi antari i kryesisë Ilmi Mustafa, ishin edhe figurat kryesore të subjektit politikë AAK-së, Kryetari Ramush Haradinaj, kryetari i degës në Gjilan, Nazim Gagica, deputetët Besnik Tahiri e Bekë Berisha, Kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, kryetarja e forumit të grave Diellza Kuka, Ahmet Isufi, e shumë figura tjera të rëndësishme. Kryetari Haradinaj, në fjalimin para të pranishmëve, theksoi se AAK, po jep një shembull se si duhet nderuar ata që dhanë jetën për liri. “Nderime për gjithë dëshmorët që dhanë jetën për kombin shqiptarë. Ne po japim një shembull se si duhet nderuar ata që dhanë jetën për këtë vend. Shteti i Kosovës duhet që të antarsohet në NATO, dhe ti kthehet zhvillimit të vendit”. Ndërsa, krytari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica, deklaroi se ky takim po mbahet për nder të Flakës së Janarit, duke nderuar veprimtarët e levizjës kombëtare Rexhep Mala e Nuhi Berisha, e shumë trima tjerë të kësaj ane. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe 30 ish-ushtarët të brigadës “Mërgimi”, të cilët ditë më pare u aderuan në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.