Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë me futbollistin tonë më të ri, Abdoul Dante.
Dante luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Lituanisë, duke luajtur për një nga ekipet më të mira të kampionatit, FK Panevezys, ku dhe ka zhvilluar 30 ndeshje gjatë sezonit që përfundoi në dhjetor.
Abdoul Dante ka nënshkruar kontratë me ne deri në qershor 2027.





