Futboll

Diliyan Georgiev largohet nga FC Drita

Erdhi si përforcim i madh tek FC Drita, por bullgari Dilyan Georgiev nuk pati asnjë paraqitje me klubin bardh e kaltër dhe tashti është paralajmëruar se ai ka ndarë rrugët me ekipin gjilanas.

Ja postimi i plotë i FC Drita:

FALEMINDERIT DILYAN
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Dilyan Georgiev.
Klubi jonë e falënderon Dilyanin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.

You Might Also Like