Futboll

Abdullah Syla merr mirënjohje për kontributin jetësor në sportin e footbollit

Në emër të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport z.Kushtrim Zeqiri, ndau sot mirënjohje për z. Abdulla Syla, për kontributin jetësor në sportin e footbollit.
I lindur më 29 shtator 1956 në Livoq, Abdulla Syla, i njohur nga të gjithë si “Dulla”, u bë një figurë që e lidhi jetën me futbollin. Që nga ditët e para të themelimit të SC Gjilanit, ai ishte pjesë e pandashme e klubit, duke shërbyer në role të ndryshme si drejtues, sekretar dhe përfaqësues në komisione të shumta pranë strukturave futbollistike vendore.
Në vitet ’80, dha provimin për arbitër dhe më pas ishte ndër themeluesit e Shoqatës së Arbitrave në Gjilan, duke lënë gjurmë të rëndësishme edhe në këtë fushë. Për vite me radhë u vlerësua si një nga punëtorët sportiv më të dalluar të komunës.
Por mbi të gjitha, Abdulla Syla u dallua për thjeshtësinë, dashurinë dhe përkushtimin e tij pa kushte ndaj futbollit.
Për të, SC Gjilani ishte pjesë e jetës.
Ai nuk kurseu mund për të vijëzuar fushën, për të rregulluar pajisjet apo për të ndihmuar në çdo detaj, duke e shndërruar pasionin e tij në një trashëgimi të përjetshme për sportin lokal.
Ky vlerësim është shenjë falënderimi për punën e tij të palodhshme dhe për rrugëtimin që i dha frymë e energji futbollit të Gjilanit.

You Might Also Like