Gjilan- Edhe pse i shtyer në moshë, Abib Aliu, i cili në fillim të muajit mars mbush 65 vite, për nder të dëshmorve të rënë për lirinë të cilën sot po e gëzojm, ka vendosur që shtegun nga permendorja e të rënve në Zhegoc gjerë te Varrezat e Dëshmorve të vrapon duke i nderuar dëshmorët .
Aliu ka bër të ditur se këtë vrapim simbolik për dëshmorët e kombit do ta vrapon me 3 mars.
“Jam shum i nderuar dhe i emocionuar për këtë vrapim, po e bëj për nder të dëshmorve që dhanë jetën për popullin e Kosovës, ju bëj thirrje cdo qytetari i cili e don atletikën me 3 mars t’na bashkangjitet në këtë vrapim për të nderuar më të shtrejtit e kombit që nuk kursyen jetën e tyre për popullin tonë”, ka bër të ditur Aliu.
Abib Aliu gjerë më tani ka vrapuar anembanë shtigjeve të Evropës në 8 maratona nga 42.195 km dhe në 28 gjysmëmaratona nga 21.98km
Aliu në karierën e tij të atletikës në gara të ndryshme ka vrapuar 5 herë nga 30km, 6 herë nga 16km ndërsa mbi 20 herë nga 14 km.
Se sa është i cmuar Aliu në shtetin e Gjermanisë dëshmon se në Kampionatin Evropian të 20 për veteranë, Aliu ka përfaqësuar shtetin e Gjermanisë në qytetin Arhus të Danimarkës.