LAJME, OPINION

36 vjet më parë nga dora vrastare në Untergrupenbah të Shtutgardit në Gjermani ranë tre pishtarët e lirisë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

 Shkruan: Izmi Zeka   –

Ishte natë dimri i acartë i 17 janarit të vitit 1982 kur tre figurat në dalje prej banesës u vranë tinëzisht nga UDB-ja Jugosllave. Ishte vrasje e dhimbshme kur Kosova kishte më shumë se kurr nevoj për ta,kur Kosova lëngonte nga shtypja dhe robëria, ata u ngritën mbi vetvetën, mbi shtypjen e mbi të gjitha mbi mizoritë që I bënte Beogradi ndaj shqiptarëve kudo që ishin Ishin tre në një luftë me miliona dhe jo vetëm kaq ishin tre në luftë me të dhimbshmen, të kaluarën e shtypur nga pushtuesi serb,ishin tre që për ideal kishin lirin e Kosovës. Ata u vranë në pabesi dhe nga kjo pabesi mori plagë të rënda e gjithë shqiptaria. Ndoshta koha shëron plagët, ndoshta ende frymon ndjesia e amanetit të JUSUF GERVALLËS,se” nëse vrasësi jonë është shqiptar emri i tij mos u zbuloft kurrë”.

You Might Also Like