Gjilan

ADMINISTRATA KOMUNALE E GJILANIT OFRON SHËRBIME EDHE PËR QYTETARËT E KOMUNAVE TË TJERA

ADMINISTRATA KOMUNALE E GJILANIT OFRON SHËRBIME EDHE PËR QYTETARËT E KOMUNAVE TË TJERA

Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit,

Tashmë kemi hyrë në javën e tretë qëkur kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike, të cilat kanë afektuar edhe institucionet komunale.

Përkundër faktit se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është e pajisur me gjeneratorë, gjatë një periudhe të shkurtër kohore, na është pamundësuar ofrimi i shërbimeve për shkak të ndërlidhjes së rrjetit kompjuterik shtetëror me objekte të tjera të Komunës – të cilat nuk kanë qenë të furnizuara me energji elektrike.

Si rrjedhojë e kësaj situate kemi reaguar menjëherë, duke kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të na mundësoj kyçje të re përmes fibrit optik në objektin e Administratës. Tanimë kjo çasje është mundësuar dhe që nga fillimi i javës së kaluar ofrojmë shërbime pandërprerë edhe gjatë periudhës së reduktimeve të energjisë elektrike.

Përpos kësaj, për shkak se disa Komuna të Republikës së Kosovës janë në grevë, ne jemi duke ofruar shërbime edhe për qytetarët e Komunave të tjera, të cilët janë të sistemuar në Programin e Gjendjes Civile dhe në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm.

Të gjitha thëniet e mësipërme, i dokumentojmë përmes komunikimit elektronik dhe dokumentacionit zyrtar relevant.

Çdo tendencë tjetër për të kamufluar dhe manipuluar opinionin publik me qëllim të përfitimit politik me shpifje e publikime të pavërteta, do të adresohet tek institucionet relevante.

Si përfundim, mbesim të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale të gjithë qytetarëve pa dallim.

Me respekt,
Doruntina Hasani
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme

You Might Also Like