Viti

Në komunën e Vitisë, Këshilli i Prindërve  kundër grevës, kërkojnë që mësimi të fillojë me 1 shtator

Këshilli i Prindërve të Kosovës, dega për Viti (KPK) shprehen kundër grevës në arsim të SBASHK-ut, ndonëse përkrahin si të arsyeshme kërkesat e mësimdhënësve.

Ata permes një drklarate për medie , thonë se nuk e përkrahim grevën, pasi që nxënësit pësojnë më së shumti dhe apelojnë që të gjendet një marrëveshjeje mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, për tejkalimin e kësaj gjendje dhe mësimi të fillojë me  1 Shtator, ashtu siç Ministria e Arsimit ka deklaruar. Kështu janë shprehur në një takim që zhvilluan me drejtoreshën e Arsimit, Fatbardha Emini.

“Gjithashtu ne si prinder përkrahim çdo kërkesë të ligjshme të mësimdhënësve”, thuhet në njoftim. E  DKA në Viti, ka njoftuar se në këtë komunë janë bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë më 1 Shtator.

Aziz Zuka

You Might Also Like