Gjilan

Afaristi i njohur Ilmi Mustafa në kryesi të AAK-së në Gjilan  

Subjekti politik AAK në Gjilan, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm duke zgjedhur kryesinë e degës duke përzgjedhur njerz profesionist e qytetarë të ndershëm të respektuar e të dëshmuar në shumë sfera të jetës. 

Njëri ndër të përzgjedhurit anëtar i kryesisë së AAK-së dega në Gjilan, është edhe afaristi  i njohur me kompaninë e tij ‘KRONI’, i cili çdo ditë e më shumë po pushton tregjet evropiane. 

Mustafa me rastin e përzgjedhjes së tij si anëtar i kryesisë është falenderuar dhe zotuar se me të gjithë bashkëpunëtorët e këtij subjetkti politik do të dal zot shtetit të Kosovës.

“Jam i nderuar për besimin që më është dhënë të jem anëtar i kryesisë duke vlerësuar punën time dhe besimin që kanë ndajë meje. Ne do të punojmë për të mirën e çdo qytetari dhe do të jemi krah i fort në çdo kërkesë të tyre, pasi vetëm sëbashku mund të ecim drejt synimeve tona të cilat i kemi. Poashtu,  falenderoj edhe kryetarin e degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagicën për besimin e dhënë duke i dëshiruar suksese, e poashtu kësaj kryesie dhe anëtarve të zgjedhur ju dëshiroj punë të mbarë”, ka theksuar Ilmi Mustafa.

You Might Also Like