Futboll

Aganspahiq: Duhet të japim më tepër se maksimumin, derbi i rëndësishëm për qytetin

Almir Aganspahic e di mjaft mirë rëndësinë e përballjes direkte ndaj rivalit lokal dhe për këtë ka bërë thirrje nga dhoma e konferencës për bashkëlojtarët e tij në mënyrë që të japin më tepër se maksimumin.

Sulmuesi boshnjak ka thënë se ekipi është i përgatitur për këtë ndeshje dhe se do të japim gjithçka nga vetja e tyre për ta fituar ndeshjen dhe për të qëndruar në garë për Evropën.

“Është një ndeshje e rëndësishme, sikurse për ne futbollistët, po ashtu edhe për klubin dhe tifozët. Duhet të japim më tepër se maksimumin për ta fituar ndeshjen dhe për të qëndruar në garë për Evropë. Ajo se çfarë mund të ju premtoj tifozëve dhe gjithë atyre që e duan këtë klub se do të japim më tepër se maksimumin për ta fituar këtë ndeshje”.

Duke folur për historikun e derbit të kaluar, numri “9” i skuadrës potencoi se ndeshja e fundit ishte vetëm një ditë e keqe për të dhe bashkëlojtarët e tij dhe asgjë më shumë.

“E dijmë që kjo ndeshje është e rëndësishme për qytetin. Ne kemi zhvilluar një ndeshje shumë të keqe atë të fundit dhe duam të dëshmojmë që ajo ishte vetëm një ditë e keqe për ne dhe asgjë më shumë”.

Autori i tre golave në përballje me Feronikeli ’74 theksoi se e rëndësishme është që ekipi të triumfoj përpara se të shikoj konton e golave të tij.

“Si sulmues unë punoj për të shënuar në çdo ndeshje. Do të dëshiroja të shënoja edhe nesër dhe ti ndihmoj ekipit ta fitoj ndeshjen, sepse kjo është më me rëndësi për momentin”.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet të shtunën më 17 maj me fillim në stadiumin ndihmës me fillim nga ora 16:00

You Might Also Like