Futboll

Drita – Llapi do të jetë finalja e Kupës

Drita dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll. Kjo është bërë e ditur pas ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve që janë zhvilluar sot. Drita si vendase kishte luajtur 3:0 me KF Ramiz Sadikun, kurse në ndeshjen si mysafire kishte barazuar me rezultat 2:2, që ishte i mjaftueshëm për finale.

Në ndeshjen tjetër, që ishte edhe më interesante, ku u ballafaquan Llapi dhe Prishtina. Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në Prishtinë, ekipi i Prishtinës kishte fituar me rezultat 2:1, derisa në Podujevë ishte ekipi i Llapit që fitoi me rezultat 2:0 dhe e preku finalen.

Të rikujtojmë se edhe në edicionin e kaluar, Llapi kishte luajtur në finale të Kupës, ku kishte mundur Dukagjinin e Klinës.

You Might Also Like