Agim Ramadani, heroi i kombit, ishte edhe një piktor i madh i artit piktural. Agimi ishte, në radhë të parë, luftëtar, sepse ishte i kyqur dhe i shkolluar nga fillimi në “fushën” e strategjisë ushtarake. Ishte ky djaloshi i Karadakut, Agim Ramadani (1963-1999, një figurë, sa komplete e artit, po aq figurë e denjë e artit luftarak. Dhe, thonë, arti i takon të gjithëve. Kjo ëshë fakt.
Arti i takoi edhe Agim Ramadani, i cili, krahas profesionit të tij si ushtarak i shkolluar, ai krijoi vepra më të ndryshme arti. Krijoi art piktural për të mos vdekur kurrë. Krijoi për të mbetur gjallë për të “gjallët” e kësaj toke. Shkroi vargje, bëri piktura të ndryshme arti, por shkroi ditar dhe bwri edhe vizatime të shumta. U bë portret artisti të mirëfilltë dhe e jetoi jetën ashtu si e deshi ta jetojë. Jeta e tij ishte një “tjetër” jetë. Jetë prej ushtaraku, prej artsiti e prej krijuesi…
Por, ai ishte i tëri piktor. Piktor i një bote interesante arti. Pikturat e tij i kanë mahnitur artdashësit. Një botë e thellë arti, por joshëse dhe shumë domethënëse. Agimi e deshi edhe artin piktural. Thonë, kohën “tjetër”, ai e kalonte duke pikturuar. Ishin ato piktura nga vendlindja, nga rreth familjar, por edhe nga ajo kohë e rëndë jete.
Kur erdhi koha e luftës 1999, ai la brushën, vizatimet, vargjet, poemat, prozat e krijimet tjera të artit dhe niset në rrugën e shpëtimit të atdheut – Kosovës. Motija e tij ishte përherë: “Atdheu, mbi të gjitha”! Ai erdhi aty ku e kërkoi nevoja si ushtarak dhe si njeri i denjë i atdhetut. Në ditë e para të prillit, ai ra në altarin e lirisë me shumë shokë të luftës, më 11 prill të vitit 1999 në Kosharën Legjendare, mu te Guri i Rrasës, në Jasiç. Ra dëshmor i kombit, ai i cili e deshi shumë Kosovën ta shehë të lirë. E deshi Kosovën e lirë, për të cilën pati shkruar vargje të shumta.
E deshi Kosovën, të cilës ia kushtoi një kohë duke i piktuar pejsazhe të bukura të natyrës. Këto krijime arti e bëjnë Agimin madhështor dhe shumë dimenzional. Sa herë kemi dashur të shkruajmë për këtë figurë, na është dridhur dora e na është ndalë mendimi se mos po ia hamë hakun këtij trimi e këtij artisti të kombit. Agimi i lirisë, siç e quan poeti.
Ai ka një meritë të madhe, në radhë të parë, si luftëtar, por një meritë tjetër se ishte poet e piktor i lindur në jetë. Piktura e tij është një art i veçantë i jetës. Bëri piktura që pakush i bënë dhe i krijon. Ai, një kohë e kaloi mbi vizatime, piktura, pejsazhe, kompozicione e të tjera, të cilat, sot, por edhe nesër, do të jenë art shumë me vlerë. Pse jo? Ka bërë piktura me ngjyra të kombinuara, të cilat, në vete shënojnë një botë “poetike” e rrëfimtare në artin piktural.
Ato (pikturat tij) janë “sende” që madhërojnë dhe i japin jetës kuptim. I japin jetës “tjetër” kuptimin e jetës që jetohet e adhurohet nga të gjithë. Këto piktura kanë imazh të bukur, jo vetëm kur ato “paraqesin” ngjyra e trajta, por edhe kur “qëndrojnë” si “gjë” e bukur në mur apo në ndonjë vend tjetër. Kjo botë madhëron dhe të bën për vete që ta adhurosh e kurrë mos të ndahesh nga piktura, nga vijat, ngjyrat, trajtat dhe ato bukuri trë rralla të këtij trimi, poeti e artisti të rrallë të jetës sonë shqiptare.
Agim Ramadani, me pikturat si janë “Buqetë lulesh”, “Llava”, “Ëndër e papërfunduar”, “Kompozicioni”, “Horizont i imagjinuar”, “Fosilet”,”Lamtumirja” e shumë të tjera, janë një galeri arti e pune, të cilat formësojnë botën e thellë të poetit, artisti të madh, i cili, artin e pati “zanat” e përkushtim jete e kohe, ndërsa strategjinë ushtarake e pati profesion që e deshi aq shumë, sa, edhe sot fort tingëllojnë fjalët e tij “Ejani të lujftojmë”. Kjo ishte madhështia e tij prej luftëtari dhe artisti.
Në jetë ai bëri vepra të pavdekshme. Pas vdekjes iu botua libri me poezi “Një jetë tjetër”, libër ky shumë i pranuar nga kritika letrare, e cila në vete ngërthen personalitetin e njeriut dhe të luftëtarit të denjë për liri të njeriut. Agimi, në jetë mbeti edhe si artist. Arti i tij ka një fushë të madhe të dijes. Shih për këtë, sa ishte gjallë në Zvicër si i përndjekur, më 1992, ai bëri art dhe u dallua si student i rregullt i shkollës së artit, ku mori njohuri dhe teknika të reja të pikturës.
Në këtë kohë, ai pranohet anëtarë i Shoqatës së Artistëve sigurativë shqiptarë në Zvicër me seli në kuadër të shkollës “Eti” në Martigny, Marc Morand nr. 8. Këtu merr pjesë me ekspozita të shumta të tij kolektive e vetjake. Krahas pikturës, Agim Ramadani njohu edhe skulplturën, grafikën. Ishte i tëri artist. Dhe, me 15 mars të vitit 2003, Agim Ramadani shpallet anëtar i nderit posmortum i Akademisë Evropiane të Arteve me seli në Belgjikë nga Kryesia e Komitetit Kombëtar Shqiptar.
Kjo veprimtari e tij është një botë që lë gjurmë sa në artin e letërsisë, po aq në artin e pikturës, grafikës, skulpturës e ate luftarak. Nga koha kur ai shkoi në përjetësi, fillon pavdekësia e tij si dëshmor i kombit, i cili nuk ka “vdekur”, por na ëshë i gjallë dhe na jeton gjithmonë në zemrat e mendjet tona që fort e përkujtojmë djaloshin më të mirë të Karadakut e të Kosvoës, ai që theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Kosharen Legjendare. Ishte ky Agim Ramadani, një figurë aq madhështore e kulturës shqiptare. Ishte trim, por edhe piktor e artist i kohës…/Tefik Selimi