Hendbollistët e Zhegrës kanë pësuar edhe një humbje, kësaj radhe në terren të vet pasi që janë mposhtur nga Prishtina me rezultat 30:35. Kjo është humbja e dytë radhazi e Zhegrës, pasi që një javë më parë, Zhegra kishte pësuar edhe në derbin lokal në ballafaqim me Dritën.
Djelmoshat që udhëhiqen nga Agim Shkodra, tashti janë të radhitur në vendin e gjashtë me dy fitore dhe gjashtë humbje, derisa Prishtina është e katërta me tri fitore dfhe dy humbje.
Në xhiron e radhës, të gjashtën me radhë, Zhegra do të përballet me ekipin vendas Vllaznimi nga Gjakova.