E filluam ,,Flakën e Janarit’’ në përkujtim të rënies heroike të dy ilegalëve të lëvizjes kombëtare për liri, Heronjëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Prandaj, bashkë me familjarët e dëshmorëve, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, vendosëm buqeta lulesh të freskëta në shenjë kujtimi e nderimi për veprën e tyre heroike e historike.
Vizita në Kazermën e FSK-së ishte kuptimplote sepse Rexha dhe Nuhiu ishin të parët që kundërshtuan armikun me armë në dorë si paralajmërim i lindjes së formacionit që do të zbatonte amanetin e tyre Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ëndërra dhe ideali i tyre për të realizuar misionin që nisën ata në luftën për liri.
Sot, FSK-ja, Ushtria e Kosovës është vazhdimësi e idealit të tyre në mbrojtje të fryteve të lirisë së atdheut.
Lavdi e përjetshme Heronjëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!




