Këtë javë, FC Drita do të përballet me KF Llapi në kuadër të xhiros së 21-të në Superliga e Kosovës.
Në konferencën e sotme për media u deklaruan kryetrajneri Zekirja Ramadani dhe futbollisti Almir Ajzeraj.
Futbollisti Almir Ajzeraj tha: “Nesër kemi një kundërshtar të vështirë, por si gjithmonë presim një ndeshje derbi dhe synojmë të dalim me tre pikë. Edhe pse kemi ndeshje njëra pas tjetrës, klubi na qëndron gjithmonë mbrapa duke na ofruar kushte për rigjenerim, në mënyrë që të jemi 100% të gatshëm. Ashtu edhe nesër, jemi gati ta sigurojmë trepikëshin,”




