LAJME

AKR e Gjilanit nuk e pranon koalicionin që e lidhën dy këshilltarët e saj

Në mbledhjen e kryesisë dhe strukturave të degës në Gjilan, pas një debati të gjatë për çështjen e marrëveshjes për koalicion të dy kēshilltarëve të AKR-së në kuvendin komunal u mur vendim me sa vijon: 1. Ne si kryesi dhe strukturë e degës AKR-së Gjilan nuk e pranojmë njē koalicion të tillë sepse nuk është marr pëlqimi dhe vendimi në degën e kryesisë, kjo marrëveshje është inekzistente për degën tonë dhe kjo marrëveshje për ne ĕshtë ilegale prandaj ne nuk jemi në koalicion me LDK-në 2. Paraqitja e këtyre dyve këshilltarëve më emër të AKR-së nuk është valide sepse nuk paraqesin orientimin politikë të degës së AKR-së Gjilan por mund të paraqiten si këshilltarë të pavarur, arsyeja qëndron në atë se që nga zgjedhja nuk janë konsultu dhe nuk kanë prezantu nëpër mbledhje të kryesisë degës. 3. Në të gjitha komitetet dhe komisionet dhe propozimin e drejtorit këta dy këshilltar kanë vendosur për gjitha këto çështje pa marrë mendimin e kryesisë degës e cila kryesi nuk është konsultuar nga ata asnjëherë. 4. Në takimin e sotëm të mbledhjes së kryesisë me datën 03.05.2018 këta dy këshilltarë nuk morën pjesë për të raportuar për çështjen e koalicionit me LDK-në. 5. Kryesia dhe strukturat e degës kërkojnë qĕ të anulohen të gjitha veprimet e këtyre këshilltarëve dhe autorizohet kryesia e ngushtë të merret me çështjen e koalicionit dhe të raportoj për koalicion sipas statutit të partisë kryesisë së degës. Ky vendim i kësaj kryesie është marrë në bazë të strukturës partisë, antaresisë, simpantizantëve të degës AKR-së Gjilan

Deklaratë nga Kryetari i degës AKR-së Gjilan Ismet Hajdini

Më 03.05.2018 Gjilan

You Might Also Like