Gjilan

AKR në Gjilan mbajti Kuvendin Zgjedhor, ja kush u bë kryetar

Arianit Ibrahimi është zgjedhur kryetar i degës së AKR-së në Gjilan. Ai ka marrë besimin për të udhëhequr degën e këtij subjekti politik për katër vitet e ardhshme. Ja postimi i plotë i kryetarit të sapozgjedhur në Kuvendin e Pestë:
Sot, mbajtëm Kuvendin e V të AKR Dega në Gjilan.
Pas një procesi mirë të organizuar të zgjedhjeve të mbrendshme në themelimin e Nëndegëve të reja në lagjet dhe fshatrat e qytetit, arritëm me sukses të madh të përmbyllim këtë fazë me një Kuvend madhështorë.
Shprehi falenderimet ma të përzemërta për besimin e dhënë nga Delegatë në Kuvend, që për mandatin katër vjeçar më votuan për Kryetar të Degës.
Faleminderit Presidendetit të AKR-ës z.Behgjet Pacolli i cili është udhërrëfyes në rrugëtimin tonë, lideri që i priu shumë zhvillimeve në vend me konstruktivitetin e tij në shumë procese.
Faleminderit Sekretarit të Përgjithshëm të partisë z.Vesel Makolli, i cili i jep energji pozitive çdo organizimi dhe është një bashkëpunëtor i pakrahasueshëm për çdo çeshtje.
Faleminderim të veçant kam për Kryetarin e gjertanishëm të Degës z.Ismet Hajdini me të cilin organizuam e kaluam në shumë procese të përbashkëta, mbetet njeriu më i respektuar e i nderuar. Jam me fat dhe i privilegjuar që ecim së bashku tutje në politikë.
Ekipin që e prezantova para Delegatëve, na jep besimin e thellë se Dega e AKR-ës në Gjilan, do të jetë një fuqi determinuese e politikave lokale. Ne synojmë ta rikthejmë AKR-ën dinjitetshëm në pozitën që duhet të jetë në skenën politike në qytet.
Kemi potencialin e duhër që me Kryesinë e re ta rrisim konstruktivitetin në organizim dhe të jemi aktual me trajtimin e temave me rëndësi për qytetarin gjilanas.
Gjilanit i duhet një parti si AKR, e cila ka njerëzit më të sinqertë dhe punëtor mbrenda saj, ka kuadro të dushmuar në profilet e tyre profesionale, andaj jemi të gatshëm që në çdo proces zgjedhor të jemi të gatshëm të korrim rezeltutate që na bëjnë të ndihemi krenar.
Ky rrugëtim i ri, do të jetë motiv shtesë për ne që me tërë enegjinë tonë që e kemi si Ekip do të jemi aktual në të gjitha temat me të cilat preukopohen qytetarë të i ngritim në instancat e komunës duke u nisë nga Kuvendi Komunal.
AKR Dega në Gjilan, do të jetë zë i fuqishëm për të mirën e përgjithshme të qytetarëve.

You Might Also Like