Gjilan

Aktivitete ditore të Alban Hysenit

izitat i vazhduam tek biznesi Swiss Invest, një kompani ndërtimi e dëshmuar në qytetin tonë.

Swiss Invest ka realizuar dhjetëra projekte në Gjilan, duke lënë gjurmë të dukshme në zhvillimin e qytetit. Siguria dhe cilësia janë tiparet kryesore të punës së tyre, duke e bërë këtë kompani një partner të besueshëm në çdo projekt ndërtimi.🏗️🏢

Komuna e Gjilanit i ka gjithmonë dyert e hapura për investitorët dhe kompanitë serioze, sepse besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit të ndershëm dhe projekteve të qëndrueshme mund të ndërtojmë Gjilanin që duam. 🤝🏻

Sot në Anamoravë u mblodhëm së bashku me kryetarët aktualë – kandidat për mandatin e dytë, dhe kandidatët e tjerë të Lëvizjes nga komunat përreth.

Diskutuam për arritjet e deritanishme dhe programin për katër vitet e ardhshme, e të gjitha projektet konkrete që sjellin zhvillim, barazi dhe perspektivë për qytetarët tanë.

Ky takim na dha energji të re për të vazhduar rrugën e filluar. Lëvizja është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë, dhe bashkë do ta çojmë përpara ndryshimin në çdo cep të çdo komune ku garojmë me kandidatët tanë më të përgatitur.

Gratë e Lëvizjes!

Sonte, bashkë me deputetët e Parlamentit, takuam gratë kandidate për Asamble.

Diskutuam për garën që na pret dhe u pajtuam njëzëri se gratë janë motori i Lëvizjes, fuqia që ka shtyrë përpara të gjitha proceset tona.

You Might Also Like