Futboll

Aktivitete ditore të Alban Hysenit

Bashkë me deputetet Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Arijeta Rexhepi, si dhe me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, u takuam me vajzat dhe gratë e lagjes Tetë.
Një bashkëbisedim i ngrohtë për punët që janë bërë, për përkushtimin e secilës prej tyre dhe për fitoren që po e afrojmë bashkë.
Energjia dhe besimi i tyre janë forca që na shtyn përpara, për Gjilanin tonë, për fitoren e madhe të 9 nëntorit.
 

Me gratë dhe vajzat e Gjilanit biseduam për përkrahjen që ato gjithmonë i japin qeverisjes tonë të mirë dhe zhvillimit të qytetit.

Këtë takim e organizoi kandidatja jonë për Asamble, Albulenë Hajdari, si shenjë falënderimi për përkrahjen e fuqishme që vazhdimisht kanë treguar.

Bashkë me neve ishte edhe deputetja Arijeta Rexhepi, ku u pajtuam që të vazhdojmë me punë të mira për Gjilanin tonë.

Gjatë vizitave te bizneset e qytetit tonë, u ndalëm te “Omeri Glass”, ku na priti Flamur Sejdiu.

Ai me babanë tash e 43 vjet punojnë me përkushtim e profesionalizëm në prodhimin e gilinderave, dush-kabinave, mbulojave dhe shumë produkteve të tjera cilësore.

Puna e tij është shembull se si përvoja dhe pasioni krijojnë traditë që i japin vlerë ekonomisë lokale të Gjilanit.

You Might Also Like