Komunikacion

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan, 10 tetor 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 03.10.2025 – 09.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë (1616) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i një (1) aksidenti me pasoja fatale,

· Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e gjashtë (36) ngasës.

Gjatë javës që lamë pas, njësitë e sektorit dhe komunitetit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në kuadër të projektit “Siguria e nxënësve dhe familjarizimi i tyre me komunikacion”, kanë zhvilluar aktivitete edukative në disa shkolla fillore të rajonit të Gjilanit. Qëllimi i këtyre ligjëratave ishte përmirësimi i njohurive të nxënësve rreth rregullave bazë të komunikacionit rrugor, si dhe ngritja e vetëdijes për sjellje të sigurt gjatë lëvizjes në rrugë.

Aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, me qëllim që të rritet niveli i sigurisë në trafik dhe të parandalohet përfshirja e fëmijëve në aksidente rrugore.

You Might Also Like