Komunikacion

Aktivitete javore në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës  në Gjilan

Drejtoria rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 07.07.2023-13.07.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë  së Drejtorisë Rajonale që mbulon shtatë (7) komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë (1178) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale.
• Hetim i njëzet (20) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar tridhjetë e një (31) patentë shofer.
Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

You Might Also Like