Komunikacion

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan, 30 janar 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 23.01.2026 – 29.01.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e tetë (1638) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar dyzet e nëntë (49) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

· Shqiptuar dyzet e tetë (48) gjoba për përdorim të telefonit,

· Shqiptuar tridhjetë e nëntë (39) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e nëntë (39) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull dhe shi:

· Sigurohu që dritat e makinës funksionojnë si duhet,

· Asnjëherë mos përdor dritat e larta, sepse ato reflektojnë në mjegull dhe përkeqësojnë dukshmërinë,

· Rrit distancën nga automjetet para,

· Ndiq vijat anësore të rrugës,

· Shpejtësia e ulët është thelbësore për të parandaluar aksidente,

· Mos ndalo në rr

You Might Also Like