Komunikacion

Hiqen vijat e bardha që ishin vënë gabimisht

Komuna e Vitisë, pas raportimeve në media për vendosjen e vijave të bardha në një vend që nuk të qojn askund, sot ka filluar ti largojë ato shkruan Radio Star.

Në një foto të siguruar nga Radio Star, shihen dy persona duke i shlyer vijat e bardha, të cilat ishin të shenjëzuar gabimisht, pasi ato nuk të qojn askund, por qytetarët filluan të bëjnë shaka me to pasi thoshin, se këto vija të dërgojnë në lum.

Sipas qytetarëve aty ishte paraparë të vendosej një urë mbi lumin, por që ky projektë ka dështuar nga komuna e Vitisë.

Nga sot ato vija nuk do të jenë më pasi janë shlyer dhe komuna ka ndërmarrë menjëherë veprimet e tyre për ti larguar sa më shpejtë./radiostar/

You Might Also Like