Viti

Aktivitete për njoftimin e qytetarëve për aplikim për legalizim të  ndërtimeve pa leje

Aktiviteti për informimin e drejtpërdrejt të qytetarëve për procedurat e aplikimit dhe përfitimet nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje po vazhdon në Komunën e Vitisë.

Me qëllim të informimit të qytetarëve vitias lidhur me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje sot dhe në ditët në vijim në qytetin e Vitisë, në disa pika të ndryshme janë vendosur materialet informuese rreth këtij procesi.

Këto pika nga afër i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorin për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Visar Demiri dhe drejtoreshën për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava. Aty ata janë njohur për së afërmi me procesin e informimit të qytetarëve për procedurat e aplikimit nga legalizimi i ndërtimeve pa leje.

Kryetari Haliti ju bënë thirrje qytetarëve vitias që të vizitojnë këto pika dhe të njoftohen më shumë rreth procesit të legalizimit dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi. Përndryshe bëhet me dije se afati i fundit për aplikim është 4 shtator 2022.Aziz Zuka

You Might Also Like