
Një takim të përzemërt patëm në shtëpinë e ish-profesorit të pikturës, z. Nagip Berisha, i cili na priti me bashkëshorten e tij, znj. Mejreme Berisha, aktore e jashtëzakonshme e gjeneratës së vjetër, e cilësuar edhe si Primadona e Gjilanit.
Biseda me ta ishte e mbushur me kujtime, histori dhe këshilla të vyera, që më frymëzuan thellë për punën dhe angazhimin për Gjilanin.
Çdo rrëfim i tyre më kujtoi se sa e rëndësishme është ta respektojmë të kaluarën dhe të punojmë për të ardhmen e qytetit tonë.

Përlepnica sonte u rreshtua kah fitorja e madhe e 12 tetorit.
Në këtë tubim mbresëlënës na nderoi me prezencë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku bashkë me banorët e këtij fshati, e konfirmuam bashkërisht besimin dhe përkushtimin për të vazhduar zhvillimin e Gjilanit.
Entuziazmi, përkrahja dhe energjia që ndamë sonte janë garancia më e madhe se më 12 tetor, së bashku, do ta çojmë përpara fitoren tonë të përbashkët.
