
Në pamundësi të kohës që të isha dje prezent këtu, erdha sot, në mesin e atyre që pavarësisht pensionimit, kontributin në zhvillimin shoqëror vazhdojnë ta japin secili në mënyrën e vet.
Diskutuam miqësisht për vështirësitë që aktualisht përballen pensionerët, e që padyshim çdo kërkesë e tyre është e drejtë e duhet trajtuar me prioritet.
Mosha e tretë, zë vend po aq të rëndësishëm sa secila kategori tjetër në programin tonë, prandaj dhe zotimet tona për ta do të jenë lehtë të realizueshme!

Bashkë me disa nga kandidatët për asamble komunale, vizituam biznesin tejet të frekuentuar Durresi SH.P.K!
Shumë klientë, staf e energji për punë e shërbim!
Mikpritje e ngrohtë, bashkëbisedim miqësor e gatishmëri të plotë për Gjilanin
