Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitete zgjedhore të PDK-së

Grande Mall qendra tregtare që është hapur rishtazi në Gjilan, na mirëpriti sot bashkë me disa nga kolegët kandidatë për asamble komunale.
Nga afër pamë investimin aty, dhe përkushtimin për punë e rritje të vazhdueshme.
Diskutuam edhe për planin tonë #MaMirë për biznese, për të cilin u zotuam që do ta realizojmë!
Po takojmë qytetarë gjithandej, e rrëfimet e tyre janë plot me halle, sfida e ide. Përkundër kësaj ata po shprehen që me programin tonë atyre po u kthehet shpresa dhe besimi se e ardhmja është këtu!

Takimet tona janë të begata përherë, dhe jo vetëm për nga numri, por për nga përfaqësimi, nga diskutimi e mbi të gjitha nga qëllimi i mirë e i drejtë për ta bërë Gjilanin #MaMirë! 💙

Bresalci e tha fjalën e vet, dhe ajo është njëzëri PO për guximin, vlerën e ndryshimin që po vjen bashkë me neve!

Faleminderit Estref e Driton!

Gratë e burrat, të rinjët e të moshuarit, vajzat e djemtë, të gjithë pa dallim janë kuriozë që nga afër ta dëgjojnë planin tonë #MaMirë për Gjilanin.

Edhe sonte ishte kështu. Së bashku me znj. Malikie diskutuam për zgjidhjet tona që i kemi për problemet e shumta që kanë kapluar qytetarët në përgjithësi.

Prandaj shpresa është e madhe, energjia gjithashtu e gjithçka që na duhet je TI, vota jote, besimi yt!

You Might Also Like