Gjilan

Alban Hyseni I dërgon telegram ngushëllimi familjes Berisha

Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Jakup Berishës, një prej figurave më të nderuara të Gjilanit, i cili i dha shumë arsimit dhe sportit në qytetin tonë dhe më gjerë.

Jakup Berisha ishte shembull i përkushtimit qytetar, i integritetit dhe i punës së palodhur. Kontributi i tij në zhvillimin e futbollit kosovar, veçanërisht në vitet e vështira të organizimit, mbetet pjesë e rëndësishme e historisë tonë sportive. Si trajner, drejtues dhe veprimtar, ai ndikoi në formimin e brezave të tërë sportistësh.

Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

You Might Also Like