Gjilan

Alban Hyseni i dërgon telegram ngushëllimi familjes Geci

Kryetari Alban Hyseni Telegram Ngushëllimi familjes Geci

Kreu i Komunës së Gjilanit ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së artistit, muzikantit e rokerit të njohur të viteve 80-të, Ilir Geci nga Gjilani, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje.

Në telegram Hyseni shkroi se “Iliri do të mbetet në kujtesën e të gjithëve si njeri i vecantë, që me artin e tij dhe sjelljet e tij krijonte ura miqësie dhe dashamirësie në komunitetin tonë të gjërë”.

Telegrami:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ilir Gecit — një artist i talentuar i kitarës, një qytetar i dalluar për zemërgjerësinë, shpirtin e tij të hapur dhe frymën kozmopolitane që e karakterizonte.

Iliri do të mbetet në kujtesën e të gjithëve si një njeri i veçantë, që me artin dhe sjelljen e tij krijonte ura miqësie dhe dashamirësie në komunitetin tonë dhe më gjerë.

Humbja e tij është e madhe për të gjithë ne.

Në emrin tim personal dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Geci, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i Ilir Gecit!

You Might Also Like