Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Pas më shumë se 2 orë pritje, na u lejua të vazhdojmë udhëtimin tonë, pa na u dhënë asnjë arsye se pse jemi ndalur në këtë pikë kufitare.
Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani.
Alban Hyseni