Gjilan

Pensionohet rreshter Fatmir Bajrami

Gjilan, 09 gusht 2023
Sot me datën 09.08.2023 Rreshter Fatmir Bajrami pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në punën Policore. Puna, ndershmëria, dhe sjelljet e tij, profesionale dhe tejet njerëzore kanë qenë virtytet që e kanë përcjell për dekada të tëra Rreshter Fatmirin. Sot në ditën e pensionimit të tij kolegët e tij të shumtë dhe eprorët kanë pasur vetëm lëvdata dhe falënderime për Rreshter Fatmirin që për ma tepër se njëzet vite ka qenë i përkushtuar për rendë dhe ligj.
Rreshter Fatmir Bajrami që nga viti 2001, si pjesëtarë i Policisë së Kosovës gjenerata e katërmbëdhjetë ka  dhanë një kontribut shembullor dhe të pa zëvendësueshëm.

You Might Also Like