Alban Hyseni
Folëm gjatë për pasojat, bëmë thirrje për muaj me radhë për unifikim për qytetarët, dolëm çdo ditë në konferenca e ftuam dhjetëra seanca.
Ju paralajmëruam për pasojat e mëdha që do t’i kenë qytetarët tanë, e bëmë thirrje mos të përdoret kjo temë si fushatë.
Ashtu siç e paralajmëruam edhe ndodhi. Krekosja e harresa e buxhetit në kohë të zgjedhjeve nacionale, në kurriz të luftës ndaj Qeverisjes së LVV-së po i korr frytet përsëri në fushatë për garën komunale.
Qytetarët e Gjilanit ju njohin, ua dinë veprimet dhe e dijnë kush jeni! Zgjidhja bëhet shpejtë, sepse Gjilani nuk është prioritet vetëm në fushatë, por çdo orë e çdo ditë.