Gjilan, 8 gusht 2020 – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e kryesuar nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar edhe për një rast të ri pozitiv me këtë virus në këtë komunë.
Drejtori Xhemaili, gjatë takimit ka thënë se është lajm i mirë rënia e infeksionit në Gjilan, derisa ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19.
“Gjithsej të rezultuar pozitivë në Gjilan janë 577 qytetarë, 373 janë të shëruar, 183 raste aktive, të hospitalizuar 36 dhe të vdekur 21”, ka thënë Xhemaili.
Ai ka konfirmuar se Gjilani është në pritje të rezultatit për 99 mostra, 41 për të cilëve të SC Gjilanit.
Zyra për Informim