Gjilan

Alban Hyseni: Problemit të qenëve endacakë i kemi dhënë fund

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, nëpërmjet një videoje që ka publikuar, ka theksuar se problemit të qenëve endacakë i kanë dhënë fund.
,,Qentë endacakë kanë qenë sfidë e madhe për qytetin tonë, por këtij problemi i kemi dhënë fund.
Përmes strehimores po kujdesemi që kafshët të trajtohen me dinjitet, të kenë kujdesin e nevojshëm dhe qytetarët tanë të ndihen më të sigurt në çdo lagje.
BASHKË për sigurinë e qytetarëve dhe për mirëqenien e kafshëve,, ka thënë Hyseni.

You Might Also Like