Bashkë me disa nga qindra studentët që kanë përfituar bursa komunale folëm për ambiciet e tyre dhe për rrugën që po e ndërtojnë për një të ardhme më të mirë.
Përkrahjen për ta do ta forcojmë edhe gjatë mandatit të ardhshëm.
—————
“Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe… një gjak, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra e kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut.” – Mulla Idriz Gjilani
Me këto fjalë kujtuam sot imamin atdhetar Mulla Idriz Gjilani në familjën e tij, e cila na priti me respekt e mikpritje të veçantë dhe na dhuroi një libër dhuratë, simbol i dijes dhe trashëgimisë shpirtërore që ky personalitet i madh ka lënë pas.
Familje të tilla, me peshë dhe vlera të larta, janë krenaria dhe drita e Gjilanit tonë.







