Gjilan

Alban Hyseni vazhdon takimet me familjarë të kandidatëve

Ditën e djeshme e përmbyllëm me familjarët dhe miqtë e kandidates sonë për Kuvendin Komunal, Afërdita Berisha Mustafa.
Biseduam për punët e bëra, për sfidat e përditshme të qytetarëve tanë, por edhe për vizionin që kemi për të ardhmen e Gjilanit – me më shumë mundësi për të rinjtë dhe kujdes më të madh për të moshuarit.
Takimet me kandidatët tanë për Kuvend Komunal i vazhduam tek familja e kandidatit Arbër Musliu.
Atmosfera pozitive në shtëpinë e Arbërit, i cili ka shërbyer si asambleist edhe gjatë këtij mandati, është dëshmi e disponimit dhe besimit të qytetarëve tanë karshi kësaj mirëqeverisje lokale.

You Might Also Like