Arti pamor

Alban Hyseni viziton ekspozitën e profesorit Avni Behluli

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin, kanë vizituar ekspozitën “Mitikja e një universi artistik” e profesorit Avni Behluli, në Galerinë e Arteve në Gjilan.
I pari i komunës, tha se: arti i Avni Behlulit që i jep formë Gjilanit.
“Artisti ynë i mirënjohur, Avni Behluli, na mblodhi në Galerinë e Arteve, për të shënuar ekspozitën “Mitikja e një universi artistik”, ku nga afër përjetuam punën dhe krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se kjo ekspozitë u realizua me rastin e pensionimit të profesorit, të cilit i uroi pensionim të këndshëm dhe e falënderoi për kontributin ndër dekada.
“Kjo është dëshmi që Gjilani ka artistë të vërtetë që ia shtojnë frymën qytetit dhe e bëjnë më inspirues”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like