Arti pamor

Artisti pamor Kushtrim Rashiti çmohet lart në Francë, një punim i tij bëhet  pjesë e komunës Saint  Louis

Në Francë, një punim i një autori të ri  gjilanas po vlerësohet lart,  bile njohësit artit pamor në Francë këtë punim e kanë vlerësuar ndër pesë kopjet më të mira në botë. Kushtrim Rashiti atë e ka punuar me  përkushtim dhe kur francezët e kanë parë, atë e kanë çmuar lart e tashti ky punim  është varur në muret e komunës qytetin Saint Louis në Francë, në prefekturën Huningue. Kjo pikturë paraqet udhëheqësin e madh francez Napolon Bonapartin,  që bashkë me ushtarët e tij po përgatiteshin për t’u nisur në luftë për t’i bërë rezistencë forcave austro-hungareze.

Kopja  e pikturës “Dalja nga garnizoni i Heningue më 20 gusht 1815” e  autorit francez Edouard Detaille. Këtë pikturë e punoi artisti gjilanas Kushtrim Rashiti.

Kjo pikturë i përket periudhës klasike dhe stilit të akademizmit. Titulli i origjinalit të saj është “Dalja nga garnizoni i Heningue më 20 gusht 1815” dhe ajo ruhet në Muzeun e Orseit  në Paris. Në fakt, autor i origjinalit të kësaj pikture është autori francez Eduar Detaj (Edouard Detaille 1848 – 1912), i njohur në Francë si piktor, specialist i madh i pikturës ushtarake franceze.

Kushtrim Rashiti, artist pamor nga Gjilani, kishte përgatitur një kopje të kësaj pikturë për dhuratë, Franck Kieflingut në Francë dhe kur arriti në Francë, kjo pikturë është vlerësuar lart në qytetin Saint Louis, në prefekturën Huningue. Kjo pikturë që i përket periudhës së  vitit 1815 ishte punuar në fund të shekullit XIXI dhe paraqet luftën e Napoelon Bonapartit. Piktori Kushtrim Rashiti ka bërë një kopje të saj. Në botë janë pesë kopje të kësaj pikture, një kopje e së cilës gjendet edhe në Senatin Francez dhe një kopje tjetër e Kushtrim  Rashitit në komunën Saint Louis.

Interesim i madh në Francë për të parë punimin e Kushtrim Rashitit.

Kopja që e ka bërë Kushtrim Rashiti është vendosur në prefekturë, më qëllim që atë t’a shohë publiku, i cili për çdo ditë frekuenton këtë institucion. Ky punim  i Kushtrim Rashitit është vlerësuar ndër pesë kopjet  më të mira e autori Kushtrim Rashiti, thotë se ky është një vlerësim i madh për të, ngase në Francë arti çmohet lart, vend në të cilin edhe vetë autori kishte specializuar artin pamor, të mjeshtrit e mëdhenj francez.

Teknika e kësaj pikture është vaj në pëlhurë dhe ka dimensionet 140 me 120 centimetra, kurse autori i saj, Kushtrim Rashiti vazhdon të çmohet në Evropë, ngase ai deri  më tashti ka mbajtur  shumë ekspozita./kryelajmi.com./

You Might Also Like