Gjilan

Alban Hyseni viziton maturantët që janë në ekskursion në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndron këto ditë pranë maturantëve gjilanas në Shqipëri, ku i ka vizituar dhe uruar për përmbylljen e suksesshme të vitit shkollor. Me fjalë të mbushura me emocion dhe krenari, kryetari Hyseni ka vlerësuar lart përkushtimin, arritjet dhe sukseset e këtyre të rinjve, të cilat, siç theksoi ai, pritet të kurorëzohen me rezultate të shkëlqyera.

“Ndihem jashtëzakonisht krenar për ju dhe për çdo hap që po ndërmerrni drejt së ardhmes. Jeni krenaria e Gjilanit dhe forca që do të ndërtojë të ardhmen e ndritur të qytetit tonë,” është shprehur kryetari, duke shtuar se prania e tij është dëshmi se Komuna e Gjilanit dhe udhëheqja e saj do të jenë gjithmonë në krahun tuaj – në çdo sfidë dhe në çdo sukses.

Me këtë vizitë simbolike, kryetari Hyseni ka dhënë një mesazh të qartë: rinia jonë ka dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e institucioneve lokale, sepse investimi më i madh dhe më i rëndësishëm është ai te dija dhe te e ardhmja e gjeneratave të reja.

Ndërkohë, sa i përket organizimit të këtij udhëtimi, është bërë e ditur se vitin e kaluar aktiviteti ishte anuluar nga Komuna, por më pas, me kërkesë dhe miratim nga Këshilli i Prindërve, u lejua të zhvillohej. Në procedurat e tenderimit të shkollave, oferta kishte arritur në 150 euro për nxënës, çka bëri që vetë shkollat të tërhiqeshin nga organizimi. Këtë vit, me një ofertë më të ulët prej 86 euro për nxënës – më e lira në më shumë se 6–7 vjet – aktiviteti është realizuar me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e Këshillit të Prindërve./Radio Star/

You Might Also Like