Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, bashkë me Arsim Ademin, kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Viti, vizituan Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll të Epërme – një vend simbolik për historinë dhe identitetin tonë kombëtar.
“Ishte kënaqësi të takoj Marjan Ramajn, kryetarin e fshatit, Don Fatmir Koliqin, famullitarin e kishës, si dhe Kristë Ramajn nga Elektro Stublla, me të cilët ndamë vlerësime për rëndësinë e këtij institucioni historik.
Stublla mbetet një thesar i çmuar i trashëgimisë sonë që duhet ruajtur me kujdes dhe krenari”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./kryelajmi.com/.