Nga ambientet para Teatrit të Qytetit, ku shënuam fitoren e madhe të vitit 2021, e nisëm sonte zyrtarisht fushatën për balotazh.
Na pret një javë me shumë takime e aktivitete, andaj ju jam mirënjohës secilit që keni besuar dhe besoni në vizionin tonë për Gjilanin. Përkrahja e juaj e jashtëzakonshme është forca më e madhe e Lëvizjes në çdo garë.
Vazhdojmë fuqishëm, BASHKË për fitoren e madhe më 9 nëntor.
Na priftë e mbara!






