Shkolla e Futbollit Gjilani ka emëruar Alban Nevzadin në pozitën e trajnerit kryesor në grupmoshën e 15 vjeçarëve.
Nevzadi është Master në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit dhe vjen si trajner me një bagazh të lartë sportiv, duke drejtuar moshat në Klubin Futbollistik Drita në gjashtë vite radhazi, ndërkohë që në pesë prej tyre ka arritur të jetë kampion i padiskutueshëm nga garat regjionale dhe një herë kampion në nivel vendi.
Në të kaluarën Nevzadi ishte pjesë e moshave të “kuqebardhëve” si futbollist, ndërkohë tani vite më pas rikthehet në pozicionin e trajnerit.
Duke i dëshiruar fat dhe suksese trajnerit Nevzadi në punë, gjithashtu inkuarojmë moshat e kësaj gjenerate të vazhdojnë punën me përkushtim, sepse zhvillimi i tyre mbetet prioritet i shkollës dhe klubit.





