Futboll

Nedim Yigit: Nuk e di a të gëzohem a të hidhërohem për këtë

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit, pas ndeshjes me Dritën ka deklaruar:

“E dimë që Drita është një nga skuadrat më të përgatitura në Superligë. Futbollistët dhe stafi teknik i Dritës edhe në Evropë na kanë përfaqësuar shumë mirë. Ata janë më të mirë edhe në kontingjent të lojtarëve. Kemi pasur mundësi të shënojmë, por në mes të lojës Drita ishte më e rrezikshme. Ende nuk jam i sigurt nëse duhet të gëzohem apo të hidhërohem me këtë pikë. Kam thënë edhe më herët se kemi disa mungesa dhe me tu rikthyer ata do të jemi më të fortë. Duam ta bëjmë një skuadër që bën një lojë të mirë dhe të bëjmë gjëra të mira. Shpresoj që edhe në ndeshjet tjera të luftojmë si në ndeshjen e sotme”, deklaroi trajneri turk pas ndeshjes.

You Might Also Like